Loading…

Vdes në QKUK këmbësori që u godit nga makina në Prizren

  • 14/05/2017 | 13:13

Vdes në QKUK këmbësori që u godit nga makina në Prizren

Këmbësori që u aksidentua në Prizren më 11 maj, në rrugën “Tirana”, nuk ka mundur tu bëj ballë lëndimeve. Ai ndërroi jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.


Policia e Kosovës njofton se më datën 13.05.2017 viktima mashkull, shqiptar, i cili ishte duke u trajtuar në QKUK-Prishtinë nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë.

“Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Në raportin e një dite më parë, PK-ja kishte raportuar se i dyshuari për këtë rast është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që i njëjti me automjetin e tij, nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull shqiptar duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, përcjell gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë