Loading…

Vdes nënoficeri i FSK’së: Pësoi sulm në zemër pas përfundimit të testimeve fizike

  • 29/10/2019 | 13:27

Vdes nënoficeri i FSK’së: Pësoi sulm në zemër pas përfundimit të testimeve fizike

Baki Ejupi, nënoficer i FSK’së, ka vdekur sot pas një ataku kardiak që pësoi pas përfundimit të testimeve fizike, shkruan Gazeta Metro.


Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe Ministria e Mbrojtjes, përmes një njoftimi për media.

“Ministria e Mbrojtjes njofton se sot në vendin e tij të punës, pas një ataku kardiak, ka ndërruar jetë nënoficeri i Forcës së Sigurisë të Kosovës, Kapter Baki Ejupi”, thuhet në njoftim.

Ejupi ka qenë pjesë e UÇK’së dhe pas tij ka lënë bashkësorten dhe tre fëmijë.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Mbrojtjes:

Sot ndërroi jetë nënoficeri i Forcës së Sigurisë të Kosovës Kapter Baki Ejupi

Ministria e Mbrojtjes njofton se sot në vendin e tij të punës, pas një ataku kardiak, ka ndërruar jetë nënoficeri i Forcës së Sigurisë të Kosovës, Kapter Baki Ejupi.

Kapteri Baki Ejupi, ka lindur më 08.05.1974 në fshatin Sekiraqë – Komuna e Podujevës.
Ai ka shërbyer me përkushtim të madh në Brigadën e Reagimit të Shpejtë të Batalionit të Tretë në Mitrovicë, që nga themelimi i Forcës së Sigurisë të Kosovës.

Baki Ejupi qysh herët iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Llapit, Brigada 152, ndërsa me krijimin e Trupave të Mbrojtjes së Kosovës, ka shërbyer në Zonën e Pestë të TMK-së.

Kapter Baki Ejupi, pas vetës ka lënë bashkëshorten dhe tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë.
Për homazhet dhe ceremoninë e varrimit të ndjerit do të njoftoheni me kohë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë