Loading…

Vdes një grua në Viti pasi e humbi kontrollin mbi veturën e saj duke goditur autobusin

  • 07/12/2023 | 09:19

Vdes një grua në Viti pasi e humbi kontrollin mbi veturën e saj duke goditur autobusin

Një grua nga Vitia ka vdekur pasi ka humbur kontrollin mbi veturën e saj, e më pas duke u aksidentuar, shkruan Gazeta Metro.


Në orët e mbrëmjes të së mërkurës, siç bënë të ditur Policia e Kosovës, një grua ka humbur kontrollin mbi veturën e saj, duke goditur autobusin që po lëvizte në kahjen tjetër të rrugës, e ku si pasoj e njëjta është dërguar për ndihmë mjekësore, por që fatkeqësisht nuk ka arritur t’i mbijetoj plagëve.

“Viti / 06.12.2023 – 21:28. Një femër kosovare ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi ka humbur kontrollin mbi veturën që e drejtonte, duke u përplasur frontalisht me një autobus që po lëvizte në kahjen tjetër të rrugës. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor ku nga mjekët është konstatuar se ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion.”, thuhet në raportin e policisë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë