Loading…

Vdes një i burgosur në Spitalin e Pejës – SHKK njofton se i njëjti ka pasur sëmundje të rënda

  • 12/02/2024 | 23:19

Vdes një i burgosur në Spitalin e Pejës – SHKK njofton se i njëjti ka pasur sëmundje të rënda

Një i burgosur ka vdekur në Spitalin e Pejës. Kjo u bë e ditur nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.


Sipas njoftimit H.M, i cili ishte duke e vuajtur dënimin në Burgun e Dubravës, vdiq sot rreth orës 19:30.

Postimi i plotë:

Njoftim nga SHKK & DSHB

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve, njoftojnë opinionin publik se në orën 19:30, në Spitalin e Pejës, është konstatuar vdekja e të burgosurit, H.M.

I njëjti ishte i vendosur në Stacionarin e Qendrës Korrektuese në Dubravë dhe ka qenë duke  u trajtuar në vazhdimësi nga sëmundjet praprake me të cilat është pranuar.

Sipas dosjes mjekesore i nëjti ka ardhur me sëmundje të rënda dhe me vështirësi për kujdes për vetveten. Fillimisht është pranuar në Qenden e Paraburgimit ne Prishtinë, në pranim vizitohet nga mjeku kujdestar dhe për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore udhezohet për në QKUK dhe pas kthimit dërgohet ne stacionarin e burgut të Dubravës.

Edhe në këtë institucion ka pasur vështirësi në menaxhimin e tij për shkak të sëmundjes së tij dhe nga aty është dërguar ne Spitalin e Përgjithshem të Pejës si dhe ne QKUK. Në vazhdimësi është trajtuar sipas rekomandimeve të specialistëve!

Sonte rreth ores 18:55 ka pësur krizë të vetëdijes dhe pas reanimimit të vazhueshëm nga mjeku kujdestar në Stacionarin e Burgut, është dërguar në Emergjenca e Spitalit të Pejës, ku është konstatur vdekja e tij.

Organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë