Loading…

Vdes një luftëtar i UÇK’së

  • 29/04/2018 | 22:49

Vdes një luftëtar i UÇK’së

Sot ka vdekur ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jeton Kuçi. Ai kishte qenë i angazhuar për çështjen kombëtare që nga viti 1990.


Lajmin e ka bërë të ditur deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rasim Selmanaj.

Ish-kryeari i Deçanit, ka shkruar se “një lajm i papritur dhe ngjarje tronditëse jo vetëm për familjen por për të gjithë ne që e kishim bashkëudhëtar që nga vitet 90-ta.E kam shumë vështirë të shkruaj për Ty Jeton, njeriu dhe miku im i mirë por çka me ba,jeta qenka e padrejtë.

Postimi i Rasim Selmanajt:

Lajm tronditës, humb jetën Jeton Kuçi nga Deçani. Një lajm i papritur dhe ngjarje tronditëse jo vetëm për familjen por për të gjithë ne që e kishim bashkëudhëtar që nga vitet 90-ta!

E kam shumë vështirë të shkruaj për Ty Jeton, njeriu dhe miku im i mirë por çka me ba,jeta qenka e padrejtë!

Ishe i ri gati fëmijë kur të njoha, në ShKA” Jusuf Gërvalla” të Deçanit, bashkë me shokët tuaj të asaj kohe,nipin tim tani dëshmor Luan Nimanaj, Fatmir Nimanaj e Orhan Halilaj poashtu sot dëshmorë!

Ju,Jeton tani po ndaheni nga ne fizikisht por do të mbeteni përgjithmon në zemrat tona! Do të jetojmë me kujtimet e mira për Ju shoku ynë i mirë e i vertet i viteve të përplasura!

Ju në kujtesën time dhe të brezave do te jeni i gjallë si një shtegtar duke ecur me një qifteli në dorë për të brymosur idealin për Liri e duke përcjell amanetin e shokëve tu dëshmor!

Qiftelia jote dhe shokëve tu kishte një melodi me Kitarën e Jusuf Gërvallës!

Po e kam të veshtirë të shkruaj per Ty shoku ynë,sepse kemi dhembje e mall pa kufi por do jemi edhe krenar gjithë jetën i dashuri miku im,Jeton Kuçi!

Ketu po e këputi fjalen time!

Lamtumirë miku im i mirë!

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë