Loading…

Vdes një nga anëtarët e grupit Trix

  • 01/11/2019 | 09:57

Vdes një nga anëtarët e grupit Trix

Ka vdekur anëtari i grupit të famshëm muzikor Trix, Nuredin Azemi, shkruan Gazeta Metro.


Lajmin për vdekjen e tij, e bëri të ditur kolegu i grupit, Veli Sahiti, përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook.

Ai publikoi një fotografi të kolegut të tij tashmë të ndjerë, duke iu shprehur ngushëllime të gjithë dashamirëve.

“Sot iku për në botën tjetër miku im, njëherit edhe anëtari i grupit Trix Nuredin Azemi. Pushoft në paqe shpirti yt. I përjetshëm do të mbetet kujtimi për ty..”, ka shkruar Veli Sahiti në Facebook.

Vlen të përmendet se grupi TRIX është ndër grupet e para të ‘rock and rollit’ shqiptar që u formua në vitin 1974 dhe po në këtë vit u formuan edhe rock grupet e njohura si: Grupi MAK nga Mitrovica, dhe grupi TNT, po nga nga Mitrovica./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë