Loading…

Vdes një person në Viti pasi u godit nga motoçikleta

  • 03/06/2017 | 12:42

Vdes një person në Viti pasi u godit nga motoçikleta

Foto:Ilustrim

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në fshatin Sadovinë të komunës së Vitisë.


Raportohet se një person duke lëvizur me motoçikletë nga pakujdesia dhe mos përshtatja e shpejtësisë ka goditur këmbësorin i cili nga plagët e marra ka ndërruar jetë.

“I dyshuari mashkull K-Shqiptar duke lëvizur me Motoçikletë, nga pakujdesia dhe mos përshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës ka goditur këmbësorin, viktimën mashkull Shqiptar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Lëndime të rënda  trupore ka pësuar edhe drejtuesi i cili është dërguar në spitalin e Gjilanit për tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë