Loading…

Vdes një ushtar shqiptar në Afganistan

  • 20/01/2021 | 11:33

Vdes një ushtar shqiptar në Afganistan

Një pjesëtar i Forcave të Armatosura të Shqipërisë të vendosura në Afganistan, ka humbur jetën, shkruan Gazeta Metro.


Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Shqipërisë, ka njoftuar se në Afganistan ka vdekur një nga ushtarët e tyre me inicialet XH.J.

Mirë nuk është bërë e qartë rrethanat e vdekjes së ushtarit shqiptarë.

Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtje në Shqipërisë:

Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura njoftojnë se dje, në orën 22:40, ora lokale në Afganistan, ka humbur jetën ushtaraku me inicialet XH.J.
Autoritetet e Ministrisë së Mbrotjes dhe Shtabit të Përgjithshëm po bashkëpunojnë me komandën e operacionit për të bërë hetimin e plotë të rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja.
Ministri i Mbrotjes dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm sigurojnë personelin në mision dhe familjet e tyre se do të vijojnë të mbështesin e t’u gjenden pranë për të përmbushur me sukses misionin.
Ministria e Mbrojtjes, Shtabi i Përgjithshëm dhe gjithë personeli i Forcave të Armatosura i shprehin ngushullimet më të ndjera familjes për ndarjen e parakohshme nga jeta të njeriut tyre të dashur../gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë