Policia e Kosovës njofton se një vajzë nga Vushtrria ka vdekur pasi dyshohet se ka rënë në bunar, shkruan Gazeta Metro.
Policia përmes raportit 24 orësh bën të ditur se rasti ka ndodhur mëngjesin e ditës së djeshme.
Me vendim të prokurorit, trupi i viktimës dërgohet për obduksion.
Njoftimi i policisë:
Raportohet se viktima femër kosovare në rrethana të panjohura ka rënë në një pus-bunar. Viktima është dërguar në emergjencë, ku mjeku ka konstatuar se e njëjta është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML, për obduksion./gazetametro.net