Njëra nga dy të aksidentuarat sot pasdite në “Rrugën B” të kryeqytetit nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka vdekur rreth orës 22:00, njofton gazetametro.net.
Policia ka treguar se njëra nga këmbësoret L.A, 30 vjeçe, duke mos mundur t’i përballojë lëndimeve të marra ka vdekur në QKUK.
Lajmin për Gazeta Metro e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 22:00, policia ka pranuar konfirmimin nga QKUK’ja se, njëra nga dy të aksidentuarat L.A, 30 vjeçe, duke mos mundur t’u përballojë lëndimeve të marra ka ndërruar jetë”, tha për Metron, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Ndërsa edhe personi tjetër i aksidentuar i gjinisë femërore mbetet akoma në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e plagëve të marra./gazetametro.net