Loading…

Vdes teksa pinte kafe në lokal aktori i njohur shqiptar, e gjetën miqtë

  • 26/01/2017 | 19:31

Vdes teksa pinte kafe në lokal aktori i njohur shqiptar, e gjetën miqtë

Aktori i mirënjohur shqiptar, Gjergj Trola ka ndërruar jetë në moshën 45 vjeçare. Trola ka pësuar infarkt në zemër teksa ishte ulur në një kafene afer Shallvareve, ne Tiranë.


Burime për dritare.net, thanë se ai ishte ulur në këtë kafe, ku kishte lënë takim me miq të tij, të cilët e gjetën, me kokën mbi tryeze. Askush përreth nuk kishte kuptuar asgjë.

Aktori ka lënë pas djalin e tij të vetëm, në klasën e tretë.

Gjergj Trola ka marre pjesë në shumë produksione dhe sëfundmi ka luajtur në serialin “Familja”, të regjisorit

Ylli Pepo. Një prodhim i RTSH, Trola ishte në rolin e babait, i cili ishte taksist në ministri. Një kontribut shumë të madh Trola ka dhënë edhe në zbulimin e talenteve të reja, nëpërmjet organizmit të festivaleve teatrore. Trola ishte drejtor i Festivalit Mbarëkombëtar i Shkollave të Mesme dhe Drejtor i Festivalit të Tiranës.

Trola me natyrën e tij optimiste dhe solidare, ka qenë gjithmonë pjesë e kauzave të ndryshme të qytetit, veçanërisht në temat mjedisore, ku ishte pjesë e organizatës Ecovolis.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë