Loading…

Vdes veterani i LDK’së, nga koha e Rugovës, axha i Kryetarit të Pejës

  • 01/11/2022 | 08:02

Vdes veterani i LDK’së, nga koha e Rugovës, axha i Kryetarit të Pejës

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri mbrëmë përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë axha i tij, Ymer Muhaxheri, transmeton Gazeta Metro.


Ai gjithashtu shpërndau një fotografi së bashku me të ndjerin.

”…Vdekja nuk është fjala e fundit Axhë…Faleminderit për krejt,” shkroi i pari i Komunës së Pejës.

Kush ishte Ymer Muhaxheri?

Ymer Muhaxheri kishte lindur më 15.10.1929, ndërsa i kishte shërbyer arsimimit të Kosovës për 40 vjet. Ai kishte qenë profesor i filozofisë.

Ndryshe, Muhaxheri ishte kryetar i LDK’së në komunën e Pejës gjatë viteve të 90’ta dhe gjatë asaj periudhe kohore, tek pjesa dërmuese e qytetarëve pejan kishte autoritetin e krahasuar me atë të presidentit Ibrahim Rugova.

Ndërkaq, ishte zgjedhur edhe deputet në periudhën e parë legjislative të Kuvendit të Kosovës (17.11.2004 – 21.11.2004).

Në vitin 2019 ishte shpallur qytetar nderi në Komunën e Pejës. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë