Më i gjati britanez, aktori Neil Fingleton ka ndërruar jetë në moshën 36 vjecare. Ai u bë i njohur përmes pjesëmarrjes së tij në filmin ”Games of Thrones”.
Fingleton, në Britani njihej si njeriu më i gjatë. Aktori raportohet se kishte një problem shëndetësor me zemrën ku humbi betejën për jetë.
Ai u lind në Durham, para shpërnguljes në SHBA për të ndjekur shkollën e mesme. Fingleton studoi në Universitetin e Carolinës Lindore para se të shijojë karrierën profesionale në Spanjë Kinë, Itali, Greqi dhe Angli./gazetametro.net