Loading…

Vdesin 8 persona nga koronavirusi në Kosovë

  • 09/07/2020 | 23:42

Vdesin 8 persona nga koronavirusi në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se 8 persona kanë vdekur sot në Kosovë si pasojë e virusit Covid-19, shkruan Gazeta Metro. 


Sot më 09 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 401 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 207 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 4.307 raste nga 26.916 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 94 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

IKSHPK mbrëmë ka bërë të ditur se deri dej kanë qenë 86 raste të vdekjes dhe që i bie se sot kanë vdekur 8 persona nga Covid-19.

Sot më 09 korrik 2020, janë shëruar 32 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.095 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.118.

Më poshtë njoftimi i plotë nga IKSHPK. /gazetametro.net

32 TË SHËRUAR DHE 207 RASTE ME COVID-19!Sot më 09 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Thursday, 9 July 2020

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë