Loading…

Vdesin në QKUK dy persona të aksidentuar

  • 28/08/2017 | 11:51

Vdesin në QKUK dy persona të aksidentuar

Dy viktimat kishin pësuar aksidente trafiku Policia e Kosovës sot ka njoftuar se dy persona kanë vdekur dje si pasojë e aksidenteve në komunikacion, njëri që ndodhi më 12 gusht në Prishtinë dhe tjetri para katër ditësh në Mitrovicë.


“Një grua e aksidentuar më 12 gusht në fshatin Trudë të Prishtinës ka ndërruar jetë dje në QKUK, gjithashtu një burrë i cili u aksidentua më vonë më 24 gusht në fshati Shupkovc të Mitrovicës ka vdekur dje po ashtu në QKUK”, ka njoftuar policia.

Trupat e viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë