Loading…

Vdiq në moshën 100 vjeqare, liderët global përkujtojnë figurën e Henry Kissingerit

  • 30/11/2023 | 14:52

Vdiq në moshën 100 vjeqare, liderët global përkujtojnë figurën e Henry Kissingerit

Liderët global kanë përkujtuar ish Sekretarin amerikan të Shtetit Henry Kissinger i cili vdiq të mërkurën megjithatë për të pat edhe shumë kritika si personi i cili kishte influencë të madhe në ngjarjet globale të shekullit të kaluar, transmeton Gazeta Metro.


Kissinger vdiq në moshën 100 vjeqare dhe nga disa u lavdërua si mbrojtës i interesit të SHBA’së ndërsa nga shumë të tjerë ai u cilësua si kriminel lufte i cili ka lënë dëme afatgjate në botë.

Ish presidenti amerikan George W. Bush ka thënë se Amerika ka humbur njërin nga zërat më të dallueshëm të saj.

Ai tha se e ka admiruar atë si një hebre i cili shpëtoi nga kampet naziste dhe erdhi në SHBA, trasnmeton The Associated Press.

Për të ka shkruar edhe presidenti kinez Xi Jingping i cili i dërgoi ngushëllimet e tij presidentit amerikan Joe Biden. Ai tha se populli kinez do ta përkujtoj me respekt Kissingerin.

Për të shkruajti edhe ish kryeministri britanik Tony Blair, familjarët e ish presidentëve amerikan Truman dhe Eisenhower dhe shumë të tjerë./gazetametro.net

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë