Loading…

Vdiq nga koronavirusi prifti kontrovers ortodoks ultra nacionalist serb Amfilohije

  • 30/10/2020 | 10:15

Vdiq nga koronavirusi prifti kontrovers ortodoks ultra nacionalist serb Amfilohije

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Mitropoliti Amfilohije, vdiq mëngjesin e së premtes ka njoftuar Mitropolia e Malit të Zi dhe Bregdetit. Amfilohije ishte infektuar nga koronavirusi i ri dhe ishte shtrirë në spital që në fillim të muajit tetor, transmeton Gazeta Metro.


Lajmi u konfirmua nga Kisha, e cila tha se Amfilohije, 82 vjeç, vdiq në Qendrën Klinike të Malit të Zi në Podgoricë.

Udhëheqësja e Klinikës së Pulmologjisë në këtë spital, Jellena Boroviniq Bojoviq, tha pas mesnatës së shkuar se gjendja e mitropolitit është serioze, se është intubuar dhe vendosur në ventilim invaziv.

Më 7 tetor është bërë e ditur se Amfilohije është shtruar në spital për trajtim të koronavirusit. Fillimisht, mjekët e kanë vlerësuar situatën e tij si të qëndrueshme.

Amfilohije ishte prijësi i protestave dhe zëri më i fuqishëm kundër presidentit malazez Djukanovic dhe reformave të tij pro perëndimore. Ai këto protesta i organizoi dhe ju printe çdo ditë në Mal të Zi edhe gjatë kohës që po përhapej sëmundja e Covid-19.

Amfilohije dhe Kisha Ortodokse e Serbisë rregullisht përfliteshin se ishin nëse jo pjesëmarrës, së paku nxitës të tentim grusht shtetit në Mal të Zi në vitin 2016’të.

Amfilohije me retorikën e tij të theksuar ultra nacionaliste serbe ishte i palëkundur ndaj çdo nisme të negociatave me kosovarët dhe rregullisht i quante tradhtar të Serbisë ata që zhvillonin negociatat në Bruksel.

Mali i Zi ka regjistruar gjithsej mbi 17,300 raste me koronavirus dhe 282 viktima.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë