Loading…

Vdiq pas përplasjes fatale me makinë, aktorja kishte shprehur dëshirën për të dhuruar organet e saj

  • 13/08/2022 | 09:12

Vdiq pas përplasjes fatale me makinë, aktorja kishte shprehur dëshirën për të dhuruar organet e saj

Aktorja Anne Heche, e cila ndërroi jetë tragjikisht pas një aksidenti të rëndë me makinë, kishte shprehur më parë dëshirën për të dhuruar organet e saj. Aktorja amerikane pësoi djegie të rënda dhe dëmtime në tru pas përplasjes me makinë javën e kaluar.


53 vjeçarja ndodhej në koma. Më herët, gjatë ditës së sotme, të afërmit e saj konfirmuan se aktorja nuk mund të mbijetojë por po mbahej në jetë për të përcaktuar nëse ndonjë organ mund të dhurohet. Kjo ishte një dëshirë që e kishte shprehur vetë ylli i filmave.

Një fotografi e brendshme tregon se airbag-i i Mini Clubman ishte shpërthyer së bashku me pjesën më të madhe të dekorit duke u djegur pas përplasjes

“Ka qenë prej kohësh zgjedhja e saj për të dhuruar organet e saj,” theksoi zëdhënësi i saj. “Sot humbëm një dritë të ndritshme, një shpirt të sjellshëm dhe më të gëzuar, një nënë të dashur dhe një mike besnik.”, tha familja në një deklaratë pas vdekjes së saj.

Një foto para përplasjes së 5 gushtit tregon Heçen disa momente para aksidentit të dytë në timon me një shishe vodka në mbajtëse filxhani

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë