Shkrimtari i madh shqiptar Dritëro Agolli ka ndërruar jetë. Ai kishte disa javë që ishte në gjendje të rëndë, ndërsa mesditën e së premtes është ndarë nga jeta në moshën 85 vjeçare.
Ai vlerësohet si një ndër autorët më të mirë shqiptarë të të gjitha kohërave, me veprat si Komisari Memo, Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo e shumë vepra të tjera.
Agolli kishte lindur në një familje të varfër në fshatin Menkulas të Korçës. Shkollën e mesme e përfundoi në Gjirokastër më 1952, kurse studioi në Universitetin e Leningradit në Rusi, gjgjësisht në fakultetin e Arteve.
Pastaj u kthye në Shqipëri ku punoi në gazetën Zëri i Popullit për 15 vite me radhë. Ai shërbeu edhe si deputet në Parlamentin e Shqipërisë.