Kanë qenë njerëz të parë në stacionin e gjithësisë. Mbetën njerëz të parë të cilët vdiqën në gjithësi. Astronautët sovjetik Georgij Dobrovoljski, Vladislav Volkov dhe Viktor Pacajev u nisën në udhëtimin e tyre të largët në kosmos në fillim të qershorit të vitit 1971 dhe të njejtën ditë hyrën suksesshëm në stacionin e parë njerëzor në gjithësi, Salut 1, transmeton gazetametro.net.
Ata kaluan 22 ditë në gjithësi dhe vendosën rekord në qëndrimin njerëzor në gjithësi. Më 30 qershor u nisën në rrugë për në shtëpi dhe kapsula e tyre aterroi me sukses në stepat e Kazakistanit.
Kur teknikët sovjetik e hapën kapsulën, e gjetën ekipazhin të vdekur. Kufoma e Dobrovoljskit ende nuk ishte ftohur, dhe të tretë kishin hematoma në fytyrë dhe gjurmë të gjakut rreth hundës dhe veshëve.
Në vitet e gjashtëdhjeta dhe në fillim të shtatëdhjetave të shekullit të kaluar, derisa Shtetet e Bashkuar të Amerikës i dërgonin njerëz në Hënë, Bashkimi Sovjetik iu kthye caqeve më të afërta. Ata iu kthyen ndërtimit të stacionëve të gjithësisë në orbitën e Tokës të cilët ishin pedanë kërcimi për qëndrim të gjatë në gjithësi.
Vlladimir Ҫelomej e ka udhëhequr industrinë sovjetike të gjithësisë dhe e ka vendosur vizionin e stacioneve të gjithësisë, bazave ushtarake, në orbitën e afërt të Tokës. Mirëpo së shpejti stacionet e gjithësisë u shëndrruan në vende ku bëhej një numër i madh i eksperimenteve për shfytëzim civil, ndërsa përdorimi ushtarak kaloi në plan të dytë.
Qysh prej fillimit nuk shkoi gjithëçka në rregull. Lansimi i Salut 1, stacionit të parë të gjithësisë ishte planifikuar për 12 prill 1971, ditë e cila përputhej me dhjetë vjeçarin e fluturimit të Jurij Gagarinit, por për shkak të problemeve teknike ai fluturoi një javë më vonë.
Ekipazhi i parë ishte dashur ta vizitonte me fluturaken Sojuz 10 por përsëri u çfaqën problemet teknike dhe astronautët nuk hynë në stacion. Njerëzit e parë të cilët u vendosën në stacionin e gjithësisë udhëtuan me Sojuz 11.
Pasiqë Dobrovoljski, Volkov dhe Pacajev i kaluan 22 ditë në gjithësi dhe me këtë vendosën rekord në qëndrimin e njeriut jashtë atmosfës tokësore, ekipazhi u nisë për në shtëpi dhe gjithëçka dukej në rregull.
Mirëpo, pasi ata u gjetën të vdekur, astronautët në gjithë botën ishin të brengosur. Njëra prej teorive ishte se njerëzit thjeshtë nuk mund të qëndrojnë aq gjatë në kosmos dhe se sasia e rezatimit ishte shumë e madhe. Edhe presidenti amerikan Richard Nixon iu bashkangjitë zisë për astronautët sovjetik.
“Populli amerikan i bashkangjitet në shprehjen e ngushllimeve popullit sovjetik për shkak të vdekjes tragjike të kosmonautëve”, kishte shkruar Nixon.
Hetimet zbuluan se rastësisht ishte hapur një ventil dhe ka ardhë deri te dekompresioni momental i kabinës së udhëtarëve. Pasiqë në atë moment nuk i kishin të veshura teshat mbrojtëse, për disa sekonda vakuumi i ka vrarë të tretë. Kutia e zezë ka regjistruar që ishin nevojitur vetëm 40 sekonda që ata të pësojnë. Pacajev kishte vdekur afër ventilit të përmendur dhe supozohet se ka tentuar që ta mbyll.
Salut 1 është shkatërruar disa muaj më vonë, ndërsa fluturaket Sojuz janë përpunuar ashtu që aty të mund të qëndrrojnë vetëm dy persona por me tesha mbrojtëse. /gazetametro.net