Loading…

Veç një kategori e caktuar e kosovarëve dhe shtetasve tjerë mund të hyjnë në Mal të Zi

  • 06/06/2021 | 12:54

Veç një kategori e caktuar e kosovarëve dhe shtetasve tjerë mund të hyjnë në Mal të Zi

Agjencia kroate HINA njoftoi të shtunën se autoritetet malazeze kanë hapur kufijtë për qytetarët e Bashkimit Evropian dhe vendet izraelite dhe se ata do të jenë në gjendje të hyjnë në vendin e Ballkanit pa ndonjë kërkesë në lidhje me COVID-19.


Sidoqoftë, faqja në internet e Ministrisë së Punëve të Jashtme Rumune thotë se megjithëse masat kufizuese në Malin e Zi janë zbutur, vetëm një kategori e caktuar e shtetasve të huaj kanë qasje të lirë në këtë vend, pa u kushtëzuar nga kërkesat në lidhje me Covid- 19, transmeton Gazeta Express.

Në mënyrë të veçantë, shtetasit malazezë dhe të huaj që vijnë nga Kosova, Serbia Bosnjë e Hercegovinës, Shqipëria, Maqedonia Veriore, Kroacia, Rusia, Ukraina dhe Bjellorusia mund të hyjnë në Malin e Zi pa paraqitur test PCR për Covid-19 apo dëshmi se ata janë vaksinuar kundër koronavirusit, nëse vërtetojnë se kanë një qëndrim të përhershëm ose të përkohshëm, apo nëse kanë qëndruar në ato shtete përkatëse për të paktën 15 ditë para hyrjes në Mal të Zi.

Shtetas të tjerë malazezë dhe të huaj (përveç personave nga Shqipëria, Republika e Serbisë, Serbia, Kosova, Bosnjë e Hercegovina, Maqedonia Veriore, Kroacia, Rusia, Ukraina dhe Bjellorusia) që dëshirojnë të hyjnë në Malin e Zi përmes të gjitha pikave të tranzitit të kufirit, duhet të plotësojë disa kushte.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë