Loading…

Veç një klikim larg: Lidhja me ChatGPT që mund t’iu ekspozojë edhe të dhënat bankare

  • 29/05/2026 | 09:37

Veç një klikim larg: Lidhja me ChatGPT që mund t’iu ekspozojë edhe të dhënat bankare

ChatGPT ka prezantuar një funksion të ri që lejon përdoruesit të lidhin llogaritë e tyre bankare dhe financiare me inteligjencën artificiale për të marrë këshilla të personalizuara mbi financat. Kompania e drejtuar nga Sam Altman, OpenAI thotë se sistemi mund të analizojë shpenzimet, kursimet, investimet dhe objektivat financiare të përdoruesit. Funksioni përdor platformën Plaid, e cila e lidhur më shumë se 12 mijë institucione financiare.


Përdoruesit mund të shohin një panel me pagesat, pasurinë neto dhe shpenzimet, ndërsa ChatGPT mund të ndihmojë në krijimin e buxheteve, planeve të kursimit dhe analizimin e investimeve. Kompania thote se istemi nuk mund të kryejë transaksione financiare apo të ketë akses në numrat e plotë të llogarive bankare.

Aktualisht, funksioni është i disponueshëm vetëm për abonentët Pro të ChatGPT dhe më vonë do të zgjerohet edhe për përdoruesit Plus. OpenAI synon që në të ardhmen të shtojë mundësi për veprime konkrete financiare përmes partnerëve të besuar.

Ekspertët e sigurisë kibernetike paralajmërojnë se lidhja e llogarive bankare me inteligjencën artificiale mund të sjellë rreziqe për privatësinë dhe sigurinë e të dhënave. Drejtuesja e Identity Theft Resource Center, Eva Velasquez, deklaron se teknologjia është ende shumë e re dhe pasojat e ndarjes së të dhënave nuk dihen plotësisht, shkruan Euronews.al.

Ajo rekomandon që përdoruesit të mos lidhin drejtpërdrejt llogaritë bankare, por ta përdorin AI vetëm si mjet këshillues duke futur manualisht informacionin financiar. Ekspertet thonë se cdo lidhje shtesë dixhitale krijon një rrezik të ri për sigurinë e të dhënave personale.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë