Loading…

Veç po thellohet kriza: Inflacioni shkon në 12.7 për qind, vazhdon rritja e çmimeve në Kosovë

  • 11/11/2022 | 15:11

Veç po thellohet kriza: Inflacioni shkon në 12.7 për qind, vazhdon rritja e çmimeve në Kosovë

Norma vjetore e inflacionit e matur në muajin tetor 2022, me muajin tetor 2021, ka shkuar në 12.7 për qind. Kurse, inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 0.9 për qind në muajin tetor 2022.


Agjencia e Statistikave të Kosovës publikon Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit në muajin tetor 2022.

Edhe në këtë raport është treguar se rritja e çmimeve ka vazhduar.

Sipas ASK-së, norma vjetore e inflacionit e matur në muajin tetor 2022 me muajin tetor 2021 ishte 12.7 për qind.

Kurse, inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 0.9 për qind në muajin tetor 2022.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0.9% në muajin tetor 2022, krahasuar me muajin shtator 2022”, ka treguar ASK.

Rritja e çmimeve është vërejtur tek produktet kryesorë ushqimorë dhe tek lëndët djegëse.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 12.7% në muajin tetor 2022, krahasuar me muajin tetor 2021. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë të nëngrupet e COICOP-it: lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet, etj. (56.6%); vajra dhe yndyra ushqimore (42.7%); bukë dhe drithëra (29.5%); qumësht, djathë dhe vezë (27.1%); mish (22.9%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira (21.5%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (20.8%); prodhime të ndryshme ushqimore, salca, erëza, kripë, ushqim për fëmijë, etj. (17.1%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (16.4%); gaz (16.1%); kafe, çaj dhe kakao (15.1%); mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit (14.9%); shërbime hoteliere (13.9%); vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (11.0%)”.

Po ashtu, rritje të çmimeve ka pasur edhe tek perimet, shërbimet për transport, pajisjet shtëpiake, pijet alkoolike, gjëra dhe pajisje të tjera rekreative, kopshte dhe manare.

“… kujdes personal (9.8%); peshq (9.6%); perime (8.6%); shërbime për transport (7.7%); pajisje shtëpiake (7.5%); pije alkoolike (7.4%); gjëra dhe pajisje të tjera rekreative, kopshte dhe manare (7.2%); pjesë këmbimi dhe pajisje shtesë për pajisjet e transportit personal (7.1%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (6.8%); mobile dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje (6.4%); duhan (5.4%); qelqurina, takëme dhe mjete të kuzhinës (4.5%); produkte farmaceutike (4.0%); veshje (3.0%); blerje e automjeteve (2.4%); pemë (2.3%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 12.7 për qind në IHÇK”, thuhet në raportin e ASK-së.

Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: shërbime për transport (-7.9%) “rënie e çmimeve të biletave të transportit ajror”, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.2 për qind) në IHÇK.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë