Loading…

Vedat Muriqi ka një kërkesë për krerët e klubit të Fenerbahces për sezonin e ardhshëm

  • 11/07/2020 | 15:50

Vedat Muriqi ka një kërkesë për krerët e klubit të Fenerbahces për sezonin e ardhshëm

Vedat Muriqi ka kërkuar nga krerët e klubit të Fenerbahces që të përforcojnë fazën e sulmit për sezonin e ardhshëm, transmeton Gazeta Metro.


Vedat Muriqi po kalon vetëm sezonin e parë te Fenerbahce, por falë paraqitjeve të mira me gjigantin turk dhe Kosovën, ai ka marrë vëmendjen e shumë klubeve të mëdha europiane.

Mirëpo, sulmuesi prizrenas e ka shfaqur dëshirën e tij për të qëndruar te gjiganti turk dhe ka kërkuar nga krerët e klubit që për sezonin e ri, të përforcohet sulmi.

“Nëse rritet numri i sulmuesve do të jetë më e lehtë për ne të shënojmë gol. Unë mendoj se duhet të rritemi në sulm. Ta kem dikë pranë meje do të më lehtësonte punën pasi që kundërshtarët përqëndrohen te unë dhe futbollisti tjetër do të mbetej i lirë. Unë jam sulmues, duhet të shënojë gola, luaj në një pozicion ku priten gola nga unë. Por ajo që ka më shumë rëndësi sesa qëllimi im, është skuadra” – ka deklaruar 26 vjeçari.

Kujtojmë që Muriqi para disa ditëve ka thënë se nuk e ka ndërmend të largohet nga Fenerbahce, pa fituar ndonjë trofe. /gazetametro.net

LEXO EDHE:

Vedat Muriqi vendos përfundimisht për të ardhmen

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë