Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, do të transferohet në Belgjikë te Club Brugge, shkruan Gazeta Metro.
Lajmi është konfirmuar nga gazetari Arlind Sadiku.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se Muriqi do të transferohet në Belgjikë te Club Brugge për 10.5 milionë euro.
Sulmuesi kosovar do të përfitojë pagë 2 milionë euro neto në vit.
Aktualisht ai është lojtar i Lazios, por që në këtë sezon ka qenë i huazuar në ligën spanjolle, tek Mallorca. /gazetametro.net