Loading…

Vedat Muriqi te Lazio, Xherdan Shaqiri ka një koment për sulmuesin e Kosovës

  • 15/09/2020 | 21:38

Vedat Muriqi te Lazio, Xherdan Shaqiri ka një koment për sulmuesin e Kosovës

Ylli i futbollit nga Kosova, Xherdan Shaqiri, i ka uruar fat Vedat Muriqit pas kalimit të tij nga Fenerbahce te Lazio, transmeton Gazeta Metro.


Sot (15 shtator), klubi i Lazios e ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit të Kosovës. Reprezentuesi i Kosovës më 13 shtator udhëtoi drejt Romës, teksa dje kreu testet mjekësore dhe sot edhe zyrtarisht është prezantuar nga Lazio.

Sulmuesi shtatlartë ka nënshkruar kontratë 5 vjeçare, teksa te klubi italian do fitojë 2.2 milionë euro në vit.

Futbollisti i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, i ka uruar fat Vedat Muriqit te Lazio, duke i komentuar në rrjetin social ‘Instagram’.

“in bocca al lupo vedoo[Vedat]” – ishte komenti i Shaqirit në gjuhën italiane, e që në shqip do të thotë “Paç fat”. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë