Loading…

Vedat Muriqi tregon se kujt do t’ia dedikoj golin e parë me fanellën e Lazios

  • 16/09/2020 | 20:40

Vedat Muriqi tregon se kujt do t’ia dedikoj golin e parë me fanellën e Lazios

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka thënë se golin e parë me Lazion do t’ia dedikoj shqiptarisë dhe fëmijëve të tij, transmeton Gazeta Metro.


Gjatë ditës së djeshme, Vedat Muriqi edhe zyrtarisht iu bashkua Lazios, me klubin italian që i pagoi 17.5 milionë euro (pa përfshirë bonuset) Fenerbahces.

Sulmuesi shtatlartë nënshkroi kontratë 5 vjeçare, teksa te klubi italian do fitojë 2.2 milionë euro si pagë vjetore.

Sulmuesi prizrenas sot ka dhënë një intervistë për ‘Top Channel’, duke treguar se kujt do t’ia dedikoj golin e parë me fanellën e Lazios.

“Une gjithmonë në çdo ekip që iki golin e parë ia dedikoj shqiptarisë dhe djalit tim dhe së shpejti do behëm dhe me vajzë dhe dua që golin e parë t’ua dedikoj atyre” – ka deklaruar Muriqi.

Ndryshe, Vedat Muriqi përveçse se do luajë në një prej ligave më të forta, ai nga sezoni i ri gjithashtu do luajë edhe në garën më të fortë në botë për klube, në Ligën e Kampionëve. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë