Loading…

Vehbi Kajtazi i drejtohet Kurtit e Osmanit: Biden, nuk te jep afate, por të krahason me Dodikun

  • 06/11/2021 | 11:27

Vehbi Kajtazi i drejtohet Kurtit e Osmanit: Biden, nuk te jep afate, por të krahason me Dodikun

Gazetari kosovar, Vehbi Kajtazi, ka reaguar pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e kanë ftuar Kosovën në Samitin e Demokracive 2021. Kajtazi thotë se Amerika nuk të quan anti-amerikan por të injoron dhe izolon deri në momentin kur të rrëzon.

Ai thotë se një gjë të tillë e ka bërë administrata e Biden me kryeministrin Kurti dhe presidenten Osmani, meqë siç thotë Kajtazi, të dy, me veprimet e tyre, kanë vendosur raportet me SHBA-në në pikën më kritike.

Kajtazi në fund thotë se Biden nuk të vendos afate, por të krahason me Millorad Dodikun.

“Mos prit qe Amerika te quan anti-ametikan! Vetem te injoron, izolon derisa te rrezon.

Keshtu beri Administrata Biden ne raport me Kurtin e Osmanin. Te dy me veprimet e tyre, kane sjelle raportet SHBA-Kosove ne piken me kritike. Biden, nuk te jep afate, por te krahason me Dodikun”, ka shkruar Kajtazi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë