I pari i Tiranës, Erion Veliaj, ka nderuar aktorin Luftar Paja duke i dorëzuar atij çmimin si Simbol i Qytetit.
Këtë ai e bëri në ditëlindjen e 75’të të aktorit.
“Gëzuar ditëlindjen komandant. 75 vjet, por jeton si 25.”, ka shkruar Veliaj në publikimin e tij të bërë në rrjetin social Facebook.
“Nderuam Luftar Pajën si Simbol i Qytetit, respekt për të e gjeneratën e tij’, ka përfunduar ai.
Luftar Paja nga shumë vlerësohet si mjeshtër i humorit shqiptar i cili edhe në të kaluarën ka fituar shumë çmime si: Nder i Qarkut Fier dhe Artist i popullit./gazetametro.net