Loading…

Veliu: Konsensusi për Sejdiun duket se ka nisur kur vendimet e tij i leverdisnin VV’së dhe i kushtonin LDK’së

  • 04/09/2026 | 20:04

Veliu: Konsensusi për Sejdiun duket se ka nisur kur vendimet e tij i leverdisnin VV’së dhe i kushtonin LDK’së

Ish-kryetari i Podujevës, Agim Veliu, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në vend lidhur me çështjen e presidentit të vendit, përcjell Gazeta Metro.


Veliu ka vlerësuar se konsensusi për zgjedhjen e Bekim Sejdiut për president nga Albin Kurti, Vjosa Osmani e Lumir Abdixhiku ka nisur qysh kur Sejdiu, sa ishte gjyqtar i Kushtetueses, kishte marrë vendime që, sipas tij, i leverdisnin politikisht VV-së dhe i kushtonin LDK-së.

“Sot po mundohen ta shesin si zgjidhje konsensuale për President. E dje, sipas kësaj logjike, paska qenë investim politik. Çfarë rastësie e bukur. Ai që dikur ishte “i dobishëm” për një palë, sot na paraqitet si “i pranueshëm” për të gjithë. Në politikën tonë kosovare, me sa duket, edhe borxhet politike paguhen me poste shtetërore. Kësaj radhe hiq më pak se me post Presidenti”, ka shkruar ai.

Tutje, ai i ka bërë thirrje Abdixhikut që t’i ndalë sulmet ndaj gjashtë deputetëve që refuzuan votimin e tij.

“Ata nuk janë problemi. Problemi është lidershipi yt që nuk pranon kundërshtim dhe kërkon vetëm bindje. Nëse gjashtë deputetë thanë “JO”, ti duhet ta pyesësh veten PSE, para se t’i fajësosh. LDK-ja nuk është pronë e askujt. As demokracia nuk është urdhër”, përfundoi ai./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë