Agim Veliu, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në seancën e sotme parlamentare, ke thënë se kryeministri Albin Kurti është mashtrues, shkruan Gazeta Metro.
Veliu, në fjalën e tij, ka kujtuar që ka qenë ministër në qeverinë Kurti, ku ka shtuar se, gjatë asaj kohe nuk i ka shkuar mendja të bëj siç ka thënë ai, budallaki, siç bënë Kurti sot në veri.
Deputeti i LDK’së ka deklaruar edhe se ai ka punuar për integrim të veriut.
“Kryeministri iu referua qeverisë Hoti, në të cilën unë isha ministër, unë kam qenë ministër edhe në qeverinë Kurti dhe ky e din shumë mirë që mua mendja nuk më ka shku me bo budallakia të tilla qysh po bën ky tash në veri, por kam punu për integrim të Veriut përnjëmend’’, ka thënë deputeti i LDK’së.
‘‘Dhe ky e din që unë i kam ofru ktij të ndërmarim aksione të ndryshme në Veri, por ky nuk ka pas guxim edhe atëherë i kam thënë është mashtrues. Është i paguximshëm nuk ka guxim edhe sot i them të njëjtat fjalë”, ka deklaruar Veliu. /gazetametro.net