Loading…

Vëllezërit Haradinaj lavdërojnë veten: Ju shpëtuam, nuk lejuam ndarjen e Kosovës

  • 22/08/2019 | 16:30

Vëllezërit Haradinaj lavdërojnë veten: Ju shpëtuam, nuk lejuam ndarjen e Kosovës

Ish deputeti nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj në një foto me vëllanë e tij Ramush Haradinaj kanë thurur disa vargje vetes, duke thënë se shpëtuan Kosovën nga ndarja, shkruan Gazeta Metro.

Haradinaj ka ka thënë se legjislativi dhe ekzekutivi i deritashëm kanë pamundësuar ndarjen e Kosovës, që sipas imagjinatës së tij pritet të ndodhte.

Ai ka postuar një shkrim në Facebook me plotë gabime drejtëshkrimore që mund ta shikoni më poshtë.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Pas shpërbërjes së Kuvendit, dëshiroj t’i falënderoj kolegët e mi të AAK-së dhe të gjithë deputetët e Parlamentit të Kosovës për kolegialitet të përsosur pavarërsisht dallimeve që kishim.
Ky Kuvend dhe kjo Qeveri do të kujtohen me theks të veçantë që e pamundësuan ndarjen e Kosovës, formimin e Ushtrisë së Kosovës, ligjin për Trepçën dhe çështje tjera kruciale.
Për një Kosovë 100%.
Na priftë e mbara dhe suksese në të ardhmen…/gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë