Loading…

Vëllezërit kosovar nga Zvicra dhurojnë 180 mijë franga për të prekurit nga tërmeti

  • 08/12/2019 | 23:20

Vëllezërit kosovar nga Zvicra dhurojnë 180 mijë franga për të prekurit nga tërmeti

Dy vëllezër kosovar të cilët jetojnë në Zvicër, janë solidarizuar me gjendjen e vështirë me të cilën po përballet Shqipëria, si pasojë e tërmetit të fuqishëm që ndodhi më 26 nëntor, transmeton Gazeta Metro.


Këta dy të rinj kanë grumbulluar me nismën e tyre, paratë në një total prej 180 mijë frangash.

Kjo shumë e konsiderueshme është dhuruar këtë të diel në emisionin ‘Shqiptarët për shqiptarët’, për qytetarët e prekur nga tërmeti, veçanërisht për banorët e Thumanës.

Ndërkaq, shumë qytetarë, institucione dhe vende të ndryshme të botës janë duke ndihmuar Shqipërinë në këtë kohë të vështirë.

Prej kontributit të dhënë nga shqiptarët të cilët jetojnë në Gjermani, Zvicër, Itali e vende të tjera të diasporës, fillimisht do të ndihmohen banorët të cilët kanë humbur të afërmit, këtë e tha edhe vet Elvis Naçi në këtë emision. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë