Loading…

Vëllezërit nga Prizreni rrihen mes vete për një pale çorape

  • 13/06/2019 | 09:49

Vëllezërit nga Prizreni rrihen mes vete për një pale çorape

Dy vëllezër janë rrahur mes vete për një palë çorepe, transmeton Gazeta Metro.


Të dyshuarit me iniciale Z. B. nga Prizreni, i është caktuar masa e paraburgimit për 1 muaj, pasi që i njëjti po dyshohet për dy vepra penale, lëndim i rëndë trupor, në lidhje me veprën penale të dhunës në familje.

Sipas njoftimit nga Gjykata e Prizrenit rasti ka ndodhur me datë 9 qershor rreth orës  10:30 të mëngjesit  në Prizren.

“Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e përbashkët ku jeton i pandehuri Z. B. me vëllain e tij të dëmtuarin A. B. Pas një fjalosje dhe mosmarrëveshje të çastit rreth një palë çorape, derisa i dëmtuari A. B. ia kishte derdhur çajin në gjoksin e të pandehurit, i pandehuri Z. B. e kishte sulmuar duke e goditur me grusht në fytyrë, me ç’rast sipas raportit mjekësor i dëmtuari pëson thyerje të ashtit të hundës”, thuhet në njoftim. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë