Loading…

Vendbanimi mesjetar i Komanit, një nga sitet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në Shqipëri

  • 25/07/2026 | 22:42

Vendbanimi mesjetar i Komanit, një nga sitet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në Shqipëri

Në zemër të luginës së Drinit, në rrëzë të majës së Dalmacës, shtrihet Vendbanimi Mesjetar i Komanit, një nga sitet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në Shqipëri. I shpallur Monument Kulture që në vitin 1963 dhe Zonë Arkeologjike A dhe B në vitin 2015, ky kompleks përfaqëson një dëshmi të vyer të historisë sonë.


I vendosur në një reliev të thepisur malor, në një lartësi prej 560–620 metrash mbi nivelin e detit, vendbanimi ofron një ndërthurje të rrallë të kulturës, arkeologjisë dhe peizazhit natyror, duke e kthyer në një destinacion me vlera të veçanta për vizitorët dhe studiuesit.

Specialistet e Drejtorise Rajonale te Trashegimise Kulturore Shkodër, bëjnë punë të përditshme mirëmbajtjeje duke përballuar edhe terrenin e vështirë e distancat e gjata, që ky thesar i trashëgimisë kulturore të mbetet i aksesueshëm për të gjithë.

Falë kësaj pune, vizitorët mund të evidentojnë lehtësisht muret e habitatit, kompleksin eklezial, Kishën e Shën Gjergjit, gjurmët e farkës mesjetare, si edhe nekropolin e gjerë e të dendur me varre, që së bashku shtrihen në një sipërfaqe prej mbi 160 hektarësh. Çdo strukturë e ruajtur dëshmon rëndësinë historike dhe arkeologjike të këtij vendbanimi unik, duke e bërë Komanin një pikë referimi të trashëgimisë kulturore shqiptare.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë