Loading…

Vendet ku paguhet më së shumti një mësues: Mbi 100 mijë dollarë në vit

  • 15/09/2019 | 11:10

Vendet ku paguhet më së shumti një mësues: Mbi 100 mijë dollarë në vit

Mësuesit kanë një mision shumë të veçantë për të mësuar gjeneratat e reja për edukim. E më së shumti paguhen ata të Luksemburgut, me 116 mijë dollarë në vit, transmeton Gazeta Metro.


Por, ky profesion paguhet mjaft në shumë shtete, sidomos evropiane.

“Ëorld Ecomonic Forum” ka renditur dhjetë shtetet, ku paguhen më shumë mësuesit.

Në vendin e dhjetë ndodhet Austria, ku një mësues brenda vitit paguhet 54 mijë dollarë. Në vendin e nëntë është Koreja e Jugut me paga prej 57 mijë dollarë, duke u ndjekur nga Danimarka me 58 mijë, Irlanda me 62 mijë, Australia me 63 mijë, shkruan tutje albinfo.ch.

Ndërkohë, në top-5 janë: SHBA me 64 mijë, Kanadaja me 67 mijë, Holanda 70 mijë, Gjermania me 80 mijë dhe në vendin e parë Luksemburgu me 116 mijë dollarë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë