Loading…

Vendet më të varfëra në botë

  • 08/11/2016 | 20:40

Vendet më të varfëra në botë

Varfëria është gjendje e cila mbizotron në një pjesë të madhe në mbarë globin. Kjo gjendje konsiston me mungesën e shumë kushteve të jetës.

Në pjesën më të madhe të historisë, varfëria është konsideruar gjerësisht si e pashmangshme, pasi mënyrat tradicionale të prodhimit ishin të pamjaftueshme për t’i dhënë popullsisë një standard komod të jetesës.

Varfëria absolute apo skamja i referohet mungesës së nevojave themelore të njeriut, të cilat zakonisht përfshijnë ushqimin, ujin, higjienën, veshjen, strehimin, kujdesin shëndetësor dhe arsimimin. Varfëria relative përkufizohet si pabarazi ekonomike në vende apo në shoqëri në të cilën jetojnë njerëzit.

Vendet më të varfëra në botë sipas një statistike ndërkombëtare të bërë në vitin e kaluar, ka rradhitur Shqipërinë në vendin e 91-të, ndërsa Kosova nuk figuron fare në këtë list, shkaku se nuk është përfshirë fare në studim.

Sipas Raportit nga Banka Botërore “Evropa Juglindore Raporti i Zhvillimeve Ekonomike” shkalla e papunësisë në Kosovës sillet rreth 45.4%. Kjo shifër  e pasqyron faktin se Kosova është më e varfra jo vetëm në rajon, por edhe në Evropë, ku më së miri i përgjigjet fakti i të dhënave nga MMPS-ja se numri i të papunëve të regjistruar nëpër zyrat për punë sociale është 272 mijë, edhe pse realisht kjo shifër mund të jetë edhe më e lartë, transmeton gazetametro.net.

Më posht do t’i paraqesim disa nga vendet e kësaj liste që paraprinë për nga varfëria:

1.Republika Qendrore e Afrikës, 2. Republika Demokratike e Kongos, 3. Liberia, 4. Nigeria, 5. Guinea, 6. Afganistani, Haitit, Nepali, Armenia, Ukraina, Bosna dhe Hercegovina, Egjipiti, Gjerorgjia, India, Yemen, ndërsa Shqipëria renditet e 91-ta në mesin e 180 shteteve që janë përfshirë në studim. 

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë