Popullsia e madhe, fluksi i automjetve, infrastruktura jo e përshtatshme i bën këto vende si vendet me trasportin publik më të veçantë e ndoshta edhe me të keq në tërë botë. Më poshtë gazetametro.net ua sjellë disa nga këto lloje të transporteve.
Jakarta, Indonesia – Taksitë Ojek
Kryeqyteti i Indonezisë, Xhakarta, po përballet me një krizë të tmerrshme në trafik. Me shumë nëpër rrugë, të shtohen çdo ditë dhe një infrastrukturë që nuk ka ruajtur ritmin, qyteti është dëshmitar për krizë në çdo anë të tij. Qytetarët e Xhakartës janë shumë të shqetsuar për këtë flusk të autombjeteve në rrugët që i kanë, të cilat janë shumë të papërshtatshme. Në vitin 2014 drejtori ekzekutiv i Ruajtjes së Mjedisit Ahmed Safrudin paralajmëroi për një bllokadë totale në qoftë se nuk ndërmirren hapa për përmirësimin e infrastrukturës. Në Xhakarta janë futur në përdorim disa motoçikleta taksi të quajtura Ojek, të cilat janë në shërbim të qytetarëve për t’u kryer punë më shpejt atyre, pasi që depërtojnë më lehtë në trafik.
Norvegjia, Oslo- Taksi me qenë
Norvegjia ka një sistem shumë efikas të transportit publik. Ka qasje në çdo anë të qyteteve, por edhe jashtë qyteteve nuk mbeteni në këmbë asnjëherë. Në qoftë se ju doni të vizitoni bukurinë e vërtetë të Norvegjisë, në male apo dete ju keni mundësi ta bëni me anije publike, autobusë e veturave në shërbim tuajin, por ajo që është më e çuditshmja është transporti gjatë stinës së dimrit me qenë të cilët janë taksi për tursitët. Ky lloj trasnporti në Novergji nuk është shumë i sigurt sepse qentë nuk janë s’i duhet të trajnuar për udhëtime të tilla.
Bangkok, Thailand – Taksitë Tuk-Tuks
Rrugët e Bangkok-ut janë pothuajse çdo kohë të mbushura me njerëz, dhe veturat në pjesë të ndryshme të ditës janë të ndaluar të qarkullojnë rrugëve, sepse blloket totalisht qyteti dhe vështirësohet edhe ecja e këmbësorëve. Kështu, tailandezët përdorin për transport publik disa automjete që kanë vetëm dy ulëse , por janë shumë më prodkive se trasporti me autobus apo edhe me veturë. Madhësia e tyre i bën ata të lëvizën më lirshëm dhe më shpejt.
Bolivia – Autobusët
Bolivia është një vend me rrugë shumë të këqija dhe të rrezikshme. Trasporti publik nuk është fare i besueshëm atje, prandaj edhe nuk pëdoret shumë, megjithatë autobusët janë në shërbim të atyre qytetarëve që nuk kanë mundësi tjetër.
Në Bolovi për shkak të infrastrukturës së keqe çdo vit vdesin 200-300 njerëz.
São Paulo, Brazil
Transporti publik në São Paulo të Brazilit nuk preferohet shumë nga qytetarët e saj, për shkak të trafikut të dendur që ka. Ata më shumë preferojnë të ecin nëpër qytet sesa të marrin një taksi, apo të hipin në autobusë, por në rast se kanë për të udhëtuar shumë apo është moti i keq ata preferojnë të udhëtojnë me makinat e tyre personale, sepse shumë herë mbesin të bllokuar me orë të tëra në rrugë.
Mumbai, India
Qytetarët e Mumbai-t përdorin trenin si alternativa më e mirë për të lëvizur nëpër qytet, sepse ndryshe nuk ka mundësi të kryejnë punë. Popullsia e këtij qyteti është tepër e madhe, dhe vizitorët veç çka e bllokojnë këtë vend edhe më shumë. Treni është mundësia më e mirë, sepse shinat e tij nuk përdoren nga anjë automjet tjetër prandaj edhe e kanë rrugën e hapur në çdo orarë, përderisa autobusët e veturat ngelin në turma njerzish me orë të tëra. Në trenat e Mumbai-t udhëtojnë çdo ditë mbi 1.5milionë pasagjerë./gazetametro.net