Loading…
Vendi i tij e ka njohur Kosovën, por një deputet gjerman është kundër dhe ‘u lakmon serbëve’
  • 16/06/2019 | 17:18

Vendi i tij e ka njohur Kosovën, por një deputet gjerman është kundër dhe ‘u lakmon serbëve’

Deputeti i grupit parlamentar të djathtë AFD në Bundestag Hansjörg Müller ka thënë se me njohjen e Kosovës është shpërfillur e drejta ndërkombëtare dhe i është hapur “dera ferrit”, transmeton Gazeta Metro.


“Ta mbyllim ferrin dhe t’i kthehemi drejtësisë, ta kthejmë Kosovën nën Rezolutën e Këshillit të Sigurimit”, ka thënë ai në një intervistë për gazetën serbe “Novosti”.

Ndonëse, siç thotë ai, shumica e vendeve anëtare të BE-së, në mesin e tyre edhe Gjermania, e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ajo, sipas tij, sipas Rezolutës 1244 është “krahinë me autonomi të konsiderueshme brenda Serbisë”.

Sipas tij, “Brukseli e Berlini ndjekin verbërisht politikën amerikane”, për të cilën thotë se “ndjek interesat e saj”.

Ai ka thënë se “u lakmon serbëve” sepse, sipas tij, “nuk janë koloni amerikane”.

Deputeti gjerman para do ditësh ka qenë në vizitë në Serbi.

Partia Afd (Alternativa për Gjermaninë) është themeluar në vitin 2013 dhe është djathtiste e populliste, angazhohet për ndërperjen e bashkëpunimit me eurozonën, kundërshtojnë euron, imigracionin dhe martesat njëgjinore. Në zgjedhjet e vitit 2014 kanë fituar 7.0 për qind teë votave dhe kanë shtatë mandate deputetësh./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë