Loading…

Vendi ku ju tremben binjakëve dhe i sakrifikojnë

  • 22/08/2019 | 20:52

Vendi ku ju tremben binjakëve dhe i sakrifikojnë

Një qytet i vogël me rreth 92 mijë banorë Igbo Ora është i vendbanim i fisit Yoruba që përbën diku 21 % të Nigerisë, në festivalin e binjakëve të organizuar në atë qytet u shfaqën mbi 2000 prej tyre, transmeton Gazeta Metro.


Igbo Ora gjendet rreth 70 kilometra larg Lagos dhe antropologët pajtohen se në qytet ka numër shumë të lartë të binjakëve. Vendi është quajtur kryeqyteti i binjakëve të botës.

Fisi Yoruba këtë fenomen të numrit kaq të madh të binjakëve e sheh si bekim të fisit të tyre dhe çmohen si dhuratë nga zoti, entitete dualiste të mbrojtura nga shpirtrat dhe që posedojnë fuqi magjike.

Por kjo nuk do të thotë që në të tërë Nigerinë ky besim është i përbashkët edhe nga fiset tjera.

Kulturat e tjera para kolonialiste të Nigerisë i shihnin lindjet e shumëfishta si ogur biologjik dhe shenjë e të keqes. Kjo mund të jetë çështje e jetë a vdekje për disa pasi në disa kultura foshnjat binjake vriten me bimë helmuese ose braktisen në një dhomë deri të vdesin urie. Kur nënat vdesin gjatë lindjes, binjakët lidhen për trupin e saj dhe groposen me të./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë