Loading…

Vendi ku u vra një burrë e një grua në Vushtrri (Video)

  • 17/02/2017 | 18:29

Vendi ku u vra një burrë e një grua në Vushtrri (Video)

Në Vernicë të Vushtrrisë, gjatë ditës së sotme është gjetur trupi i pajetë i 38 vjeçarit, Jahush Hajdinit.


Viktima dyshohet se u vra e më pas u soll në këtë vend, të enjten mbrëma, nga fqinji i tij, Florim Sallahu.

Por, dorasi nuk u ndal me kaq, nga lumi, ai mësyu shtëpinë e tij, ku vrau bashkëshorten, Miradije Rrustemin.

Prokurorja e rastit, Zejnie Kela, ka pohuar se në vend të ngjarjes në makinë janë gjetur gëzhoja. Sipas saj,  burri është vrarë në makinë e gruaja në shtëpi.

E zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti i tha Klan Kosovës se të dyshuarit i është konfiskuar arma dhe është në pranga.

As prokuroria e as policia nuk kanë dhënë detaje për motivet që e shtynë 26 vjeçarin të kryej vrasjen e dyfishtë, ndërsa jo zyrtarisht mësohet se e ndjera 28 vjeçare, ishte nënë e një fëmije.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë