Loading…
Vendi që posedon Ministrinë e Lumturisë
  • 25/06/2019 | 18:41

Vendi që posedon Ministrinë e Lumturisë

Butani,  i vendosur midis Indisë dhe Kinës në Azinë Jugore, është një vend shumë i bukur, por edhe misterioz. Këtu, nuk kutivohet e as nuk pihet fare duhani, transmeton Gazeta Metro.


Deri në vitin 1999, në Butan ishte i ndaluar rreptësisht përdorimi i televizorit dhe internetit. Pasi u pa që ishte e pamundur të qëndrohej larg teknologjisë, u vendos të anulohej ligji.

Çfarë e bën këtë vend të izoluar një nga vendet më të lumtura në botë? Arsyet janë nga më të ndryshmet.

Për t’u kujdesur për qetësinë shpirtërore, në vitin 2008 u formua Komiteti i Lumturisë. Për më tepër ekziston edhe Ministria e Lumturisë, që përcakton ekuilibrin e vlerave financiare, mendore dhe shpirtërore.

Në Butan, nuk ka asnjë njeri që jeton rrugëve. Nëse dikush humbet shtëpinë apo është i pastrehë, mjafton të drejtohen te mbreti Jigme Khesar Namgyel Wangchuck, i cili menjëherë kujdeset për t’iu dhënë një copë tokë ku të mund të jetojnë.

Ndalohet kultivimi dhe shitja e duhanit. Është praktikisht e pamundur të blesh duhan. Turistët duhet të kenë një sërë dokumentesh të nevojshme dhe duhet të paguajnë tarifë nëse duan të marrin cigare me vete.

Në Butan, është e ndaluar të martohesh me një të huaj. Mbreti kujdeset që të ruajë veçantinë dhe izolimin e vendit nga pjesa tjetër e botës. Gjatë ceremonive martesore, murgjit lexojnë mantra./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë