Presidenti i SHBA’ve, Donald Trump e emëroi drejtorin e deritashëm të CIA’s Mike Pompeo në pozitën e Sekretarit të Shtetit, pasi e shkarkoi Rex Tillersonin.
Në të njëjtën kohë, në pozitën e njeriut të parë të inteligjencës amerikane është emëruar zëvendës-drejtoresha, Gina Haspel.
Haspel është oficere e CIA’s prej vitit 2002, ndërsa në fillim të vitit 2017 ishte emëruar në rolin e numrit 2 të CIA’s.
Zonja Haspel pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar si agjente që gëzon respekt të madh ndër kolegët, megjithëse emri i saj është ndërlidhur me skandalin e një burgu sekret të CIA’s në Tajlandë.
Ndërkohë që mediat amerikane për emërimin e Mike Pmpeo në vend të Rex Tillerson, shkruajnë se presidenti dëshironte një rifreskim para se të nis bisedimet e vështira me Korenë e Veriut. /gazetametro.net