Qeveria e Republikës së Kosovës ka aprovuar masa të reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Pas shqyrtimit, Qeveria ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë Armend Zemaj, për ndërmarrjen e masave për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së pandemisë, shkruan Gazeta Metro.
Ministria tashmë ka bërë publike vendimet, ku në pikën 4 flitet për gastronominë.
Atyre u ndalohet funksionimi nga ora 23:30 deri në 05:00 në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Prej orës 21:00 në subjektet që ofrojnë shërbime të gastronomisë (ristorantet, kafiteritë dhe të ngjashme) ndalohet muzika.
Lexo edhe S’ka më orë policore: Dilni shlirë, por me kujdes
Brenda këtij orari mund të punojnë duke respektuar distancën prej 2 metra hapësirë ndërmjet tavolinave si dhe të mbajnë dezinfektantët për duar në cdo tavolinë të cilat mund të shfrytëzohen nga klientët.
”Të gjitha subjekteve që ofrojnë shërbimë të gastronomisë (restoranet, kafiteritë dhe të ngjashme), bazuar në vlerësimin e dhënë nga autoritetet komunale dhe se i plotësojnë kushtet për punë duke respektuar masat mbrojtëse kundër Covid-19″, thuhet ndër të tjerash në vendimin e ri./gazetametro.net