Loading…

Vendimi i Qeverisë për shtesat, Krasniqi: Rast tipik i abuzimit për përfitime të partisë në pushtet

  • 27/10/2021 | 16:05

Vendimi i Qeverisë për shtesat, Krasniqi: Rast tipik i abuzimit për përfitime të partisë në pushtet

Analisti Albert Krasniqi ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për shtesat e pagesave të skemës së ndihmës sociale.

Ai ka thënë se këtë Qeveria Kurti po e bënë në kohë fushate dhe kjo sipas tij është abuzim me resurset shtetërore me të vetmin qëllim që të përfitoj Lëvizja Vetëvendosje në raundin e dytë të zgjedhjeve që mbahen me 14 nëntor.

“Vendimi i Qeverisë – në kohë të fushatës zgjedhore – për dyfishimin e pagesës për përfituesit e skemës së ndihmës sociale për dy muaj; dhe për ndarjen nga 100 euro shtesë për pensionistët për një muaj; është rast tipik i abuzimit me resurset shtetërore për përfitime të partisë në pushtet. Kësisoj, dëmtohet procesi zgjedhor përmes krijimit të pabarazisë zgjedhore me partitë tjera në opozitë. Aq më keq, kur për forma të tilla të abuzimit keni kritikuar qeveritë e kaluara – keni kërkuar mbështetje për të vepruar ndryshe – dhe tani kur e keni rastin, e bëni pikërisht të njëjtën”, ka shkruar ai në Facebook.

Sipas tij ka mbetur vetëm të premtohet se Zhegra dhe Zhuri do të bëhen komuna.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë