Me 1 korrik, dita e parë kur marrëveshja e koalicionit i lejonte kryeministrit Izraelit Benjamin Netanyahu të vendoste për votë shtrirjen e sovranitetit në 30 % të Bregut Perëndimor apo një pjese të kësaj kaloi pa përparim, siç pritej. Vendimin pritet ta marrin javën e ardhshme pas bisedimeve mes amerikanëve dhe izraelitëve, e pas fjalës së fundit të Presidentit të SHBA’ve, Donald Trump, transmeton Gazeta Metro.
Jersulem dhe Washington pritet të koordinojnë vendimin e tyre për kur dhe sa do të shtrijë Izraeli ligjet në Bregut Perëndimor javën e ardhshme, një burim me dijeni mes bisedimeve mes palëve i ka thënë The Jeruslame Post të mërkurën.
“Netanyahu po vazhdon bisedime me amerikanët dhe kishte një diskutim me kreun e Këshillt Kombëtar të Sigurisë dhe krerët e sigurisë për një kornizë për disa çështje. Më shumë diskutime do të vazhdojnë në ditët në vazhdim” shkruhej në deklaratën në zyrën e kryeministrit izraelit.
Emisari Amerikan për negociata ndërkombëtare Avi Berkowitz dhe Scott Leith nga Këshilli Kombëtar i Sigurisë së SHBA’së u kthyen në Washington pas takimit me Netanyahu, kryeministrin në pritje Benny Gantz dhe ministrin e jashtëm izraelit Gabi Ashkenazi.
Berkowitz pritet t’i raportoj për të gjeturat këshilltarit të lartë të presidentit amerikan, Jared Kushner, i cili do të paraqes ato tek presidenti Trump.
Trump që nuk është përfshirë drejtpërdrejtë në çështjet e Lindjes së Mesme në muajt e fundit, më pastaj pritet të marrë vendimin e fundit rreth çështjes javën e ardhshme.
E çka pritet që Trump të thotë sipas raporteve të Axios ai është ftohur nga këshillat e Kushner, pasi dhëndrri i tij dhe këshilltari itij është shumë liberal dhe e ka dëmtuar politikisht. Kjo faqe ka cituar një burim që thotë se Presidenti Trump ka thënë se “nuk i duhen më dënglat e Jared” duke ju referuar politikave progresive dhe korrekte politikisht. Kushner mendohet se favorizon një shtrirje graduale të sovranitetit nga Izraeli. Aneksimi kundërshtohet ashpër nga e majta anekënd botës, që është një mënyrë që do të mund të gjente mbështetje nga Trump./gazetametro.net