Kreu i Këshillit Kombëtar të NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi ka reaguar lidhur me vendimin e Francës për shtyrjen e vendimit për kreun e AAK’së, Ramush Hardinaj. Krasniqi ka vlerësuar se një vendim i tillë është politik dhe si i tillë synon të hapë nxitjen e konflikteve të reja në Ballkan.
Ky është publikimi i plotë i Krasniqit, përcjell gazetametro.net
Drejtësia franceze nën diktatin politik të Serbisë.
Të gjithë jemi të vetëdijshëm për pafajësinë e Ramush Haradinajt dhe mbajtja e tij në arrest shtëpiak në Francë me urdhër të Serbisë. Ky veprim nuk është gjë tjetër pos diktat politik i Serbisë mbi drejtësinë franceze.
Ky vendimi i Gjykatës së Apelit në Colmar i marrur sot për të shtyrë marrjen e vendimit për lirimin e Ramush Haradinajt është një vendim politik që ka për qëllim të hapë nxitjen e konflikteve të reja në Ballkan.
Është momenti i fundit që institucionet shtetërore të Kosovës që të fillojnë një fushatë të gjerë politike e diplomatike kundër forcave të errta që dëshirojnë të destabilizojnë paqen e brishtë në Ballkan. /gazetametro.net