Loading…

Vendndodhja e ‘gylenistëve’ mbetet mistike, flet Prokuroria

  • 30/03/2018 | 16:41

Vendndodhja e ‘gylenistëve’ mbetet mistike, flet Prokuroria

Për arrestimin brutal të gjashtë shtetasve turq që jetojnë në Kosovë dhe të njëjtët po kërkohen nga Erdogani, është duke u marrë edhe Prokuroria e Shtetit.


Këta të fundit janë duke i vlerësuar të gjitha aspektet ligjore të këtij rasti. Vendndodhja e tashmë të arrestuarve mbetet po ashtu misterioze. Familjarët vazhdojnë të jenë të shqetësuar, derisa krerët e shtetit pranojnë dështimin e tyre duke thënë së gjithë ky aksion u bë pa dijeninë e tyre.
Ekrem Lutfi, nga Prokuroria e Shtetit ka thënë për Gazetën Express se ky institucion është i angazhuar në kapacitetin e tij maksimal, profesional dhe po vlerëson aspektet ligjore të këtij rasti.

“Opinioni do të informohet në kohën e duhur për çfarëdo vendimi eventual në lidhje me hapat e Prokurorit të Shtetit”, kanë sqaruar rreth këtij rasti nga Prokuria e Shtetit.

Sidoqoftë, që nga dita e djeshme kur edhe u raportua për arrestimin e gjashtë shtetasve turq, ende nuk dihet se ku janë me lokacion apo se në çfarë gjendje janë të njëjtit.

Familjarët nuk kanë pasur as të vetmen mundësi të bien në kontakt me të arrestuarit. Besojnë se ata janë ende në Kosovë, derisa krerët e shtetit kosovar thonë se tashmë gylenistët janë deportuar në Turqi.

Kuvendi debatoi sot dhe kërkoi që në detaje të informohet se si u zhvillua e gjithë ngjarja. Kjo situatë mblodhi sot edhe krerët e vendit, derisa përfunduan pa vendosur diçka konkrete.

Kreministri Ramush Haradinaj shkarkoi sot edhe ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefajn dhe shefin e AKI’së Driton Gashin. Të dytë u hoqën nga këto pozita për shkak të mosinformimit të shefit të ekzekutivit për rastin në fjalë.

Megjithëse, Fondacioni i Gazetarëve dhe Shkrimtarëve ka bërë të ditur se në Kosovë janë edhe 200 shtetas turq që kërkohen nga autoritetet e Turqisë.

Kjo organizatë joqeveritare, e cila funksionon edhe brenda një këshilli të Kombeve të Bashkuara, ka bërë të ditur se nga burimet e tyre janë 200 turq që jetojnë në Kosovë dhe që kërkohen nga Turqia.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë