Loading…

Vendos Gjykata, i lë në paraburgim edhe për dy muaj Nuredin Lushtakun dhe dy familjarët e tij

  • 03/08/2022 | 10:40

Vendos Gjykata, i lë në paraburgim edhe për dy muaj Nuredin Lushtakun dhe dy familjarët e tij

Gjykata Themelore e Mitrovicës ka vendosur për vazhdimin e paraburgimit në kohëzgjatje prej dy muajsh ndaj ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Nuredin Lushtaku dhe dy familjarëve të tij F.L., dhe A.L.


Këtë informacion e ka konfirmuar, zyrtari për media i Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Nusret Hoxha.

“Paraburgimi u është vazhduar edhe për dy muaj, seanca është mbajtur dje”, tha Hoxha për Gazetën Express.

Gazeta raportoi se prokurorja e rastit kishte kërkuar nga gjykata vazhdimin e paraburgimit ndaj Lushtakëve, të cilët po mbahen në paraburgim nga data 4 korrik 2022.

Ish-deputetit Lushtaku dhe dy familjarëve të tij iu caktua paraburgimi nën dyshimet për kryerjen e veprave penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Prokuroria pretendon se “të dyshuarit F.L., A.L., dhe N.L., me datë 02 korrik 2022 rreth orës 23:45 në Skenderaj, kanë sulmuar dy zyrtarë policorë të Stacionit Policor në Skenderaj me iniciale E.B., dhe M.G., që kanë qenë në detyrë zyrtare, dhe gjatë sulmit ka rezultuar me lëndime të zyrtarëve policorë, dhe njëri zyrtar policor është goditur me predhë të armës në këmbë”.

Plagosja e njërit polic dhe lëndimi i tjetrit dyshohet se motiv kishte shqiptimin e një tikete të trafikut ndaj një familjari të Lushtakut.

Për çka policët u desht të mjekoheshin në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në Prishtinë.

Ish-deputeti Lushtaku në seancën dëgjimore kishte deklaruar se ky rast është i montuar kundër tij dhe familjes.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë