Loading…

Vendos KQZ: Albin Kurtit i ndalohet përfundimisht garimi në zgjedhje

  • 22/01/2021 | 20:25

Vendos KQZ: Albin Kurtit i ndalohet përfundimisht garimi në zgjedhje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka vendosur që të mos certifikojë Vetëvendosjen dhe liderin e saj Albin Kurti për zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan Gazeta Metro.


Momentalisht është duke u mbajtur mbledhja e KQZ’së, në të cilën është vendosur rreth certifikimit ose jo të 47 kandidatëve për deputetë, në mesin e të cilëve është edhe i nominuari i VV’së për kryeministër, Albin Kurti.

Në mbledhjen e nisur në ora 17:30, Valdete Daka ka lexuar shkresën e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), duke thënë se të dhënat e 47 kandidatëve të dënuar në 3 vitet e fundit, janë të sakta.

Pas kësaj KQZ ka vendosur që Vetëvendosje dhe kandidatët e saj të mos certifikohen, ku në mes tyre është edhe Albin Kurti, dhe që i ndalohet kandidimi për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Për këtë votuan 6 abstenim, 5 vota pro dhe 1 kundër. //gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë